4 Maj 2017 - Njoftim për media Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 06 dhe 07 Maj 2017, si dhe me datë 13 dhe 14 Maj 2017, nga ora 11:00 deri në ora 15:00, do të bëhet shkyçja e linjës 126/5 që lidh NS 110/35/10 kV Peja 1 me NS 110/10(20) kV Peja 2. Shkyçja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë trajtimit antikoroziv dhe lyerjes së shtyllave në linjat e tensionit të lartë 126/5 dhe 126/2.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, në intervalet kohore të lartshënuara, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10(20) kV Peja 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 15 MWh/h).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit si dhe rritjen e jetëgjatësisë së linjave në fjalë.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti