5 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV e NS 110/35 kV Ferizaj 1”, nga data 9 Maj 2017 (E Martë) deri me datë 15 Maj 2017 (E Hëne) do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin Ferizaj 1, për krijimin e kushteve të sigurisë në punë për rehabilitimit e këtij nënstacionit në anën 35 kV.

Gjatë ditëve të lartcekura, nga ora 08:00 deri në ora 00:00 një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35 kV Ferizaj 1, mund të kenë ndërprerje të energjisë elektrike (parashikohet 10 MWh/h).
Në këtë periudhë, në Nënstacionin Ferizaj 1 mbeten në punë transformatori T1 dhe T3.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Ferizajit për reduktimet që do të shkaktohen në ditët në vijim, pasi që implementimi i këtij projekti është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Ferizajit.