28 Prill 2017 - Punime në kuadër të projektit “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV” në NS 110/35 kV Gjilan 1

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Revitalizimi i Nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV” me datë 30 prill 2017 (E Dielë) nga ora 05:30 deri në 10:30 do të bëhet shkyçja e NS 110/35 kV Gjilan 1.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35 kV Gjilan 1 do të mbesin pa furnizim me energji elekrike. (parashikohet 20MW)
Implementimi i këtij projekti është i nevojshëm për të rritur besueshmërinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Gjilanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për reduktimet që do të shkaktohen.