27 Prill 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 220/35/10 kV Podujeva

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë,  me datë 27 Prill 2017 nga ora 17:00 deri në ora 18:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 (220/10 kV) në NS 220/35/10 kV Podujeva. Çkyqja bëhet për të mundësuar sanimin e ndarësit të dëmtuar në fushën e transformatorit T2.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike (parashikohet 19 MW).

Gjithashtu, kufizime në furnizim me energji elektrike nga ky nënstacion do të ketë nga ora 19:15 deri në ora 19:30 (parashikohet 10 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.