25 Prill 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 220/35/10 kV Podujeva

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 26 Prill 2017 (E Mërkurë), nga ora 08:00 deri me 27 Prill 2017 në ora 15:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 (220/35/10 kV) në NS 220/35/10 kV Podujeva.

Si rrjedhojë, qytetarët/institucionet që furnizohen me tensionin 35 kV nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike dy herë nga 10 minuta (me 26 prill 2016 nga ora 08:00-08:10, si dhe me 27 prill 2017 nga ora 15:00-15:10) me rastin e shkyçjes dhe rikycjes së transformatorit T1. (parashikohet 10 MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.