25 Prill 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/KEDS (OSSH)

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH), në NS 110/10(20) kV Deçan me datë 27 Prill 2017 (E Enjte), nga ora 14:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 dhe në ora 14:15 kyçja e transformatorit energjetik T2.

Gjatë këtij intervali kohor prej 15 minutave qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MW).

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.