24 Prill 2017 - KOSTT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit Hasan Prishtina

Me 21 prill 2017,  në ambientet e KOSTT u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes të KOSTT sh.a dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) të Universitetit “Hasan Prishtina”.

Ky memorandum bashkëpunimi i cili u nënshkrua nga Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani dhe Dekani i FIEK Prof. Asoc. Dr. Enver Hamiti, ka për qëllim përkrahjen e ngritjes së kapaciteteve profesionale për studentët e FIEK, duke ju mundësuar realizimin e praktikës profesionale në Operatorin e Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës.

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Hasani duke falënderuar dekanin e FIEK për bashkëpunimin e gjertanishëm, theksoi që ky memorandum i bashkëpunimit rritë mundësitë për bashkëpunim në mes të të dyja institucioneve. Në anën tjetër, dekani i FIEK z.Hamiti falënderoi për gatishmërinë për bashkëpunim dhe shprehu përkushtimin e institucionit që ai drejton për të zhvilluar kuadro profesionale me kualitet për të shërbyer në sektorin e energjisë në Kosovë.

Me këtë marrëveshje bashkëpunimi, studentët do të kenë mundësi që të realizojnë praktikën profesionale në kohëzgjatje prej së paku 120 orë pune dhe pas realizimit të suksesshëm të prezentimit publik para anëtarëve të komisionit profesional dhe akademik do të akumulojnë 6 kredi ECTS.

IMG1  IMG2

Save

Save

Save

Save

Save

Save