21 Prill 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/KEDS (OSSH)

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH), me datë 24 Prill 2017 (E Hënë), në ora 10:00 do të bëhet ç’kyçja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/35/10 Vushtrri 1, për ta bartur konsumin e këtij nënstacioni nga ora 10:15 në linjën 35 kV që lidhë NS Vushtrri 1 me NS Mitrovica, deri me datën 12 Maj 2017.

Gjatë këtij intervali kohor prej 15 minutave qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/35/10 Vushtrri 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 5 MW).

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

Këto punime kanë qenë të parapara për datën 18 prill 2017, por për shkaqe teknike janë zhvendosur për datën e lartëcekur.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.