14 Prill 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/KEDS (OSSH)

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH), me datë 18 Prill 2017 (E Martë), në ora 10:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/35/10 Vushtrri 1 për ta bartur konsumin e këtij nënstacioni nga ora 10:15 në NS 35 kV Mitrovica 2, deri me datën 05 Maj 2017.

Gjatë këtij intervali kohor prej 15 minutave qytetarët/institucionet që furnizohen nga transformatori T1 në NS Vushtrri 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 5 MW).

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.