7 Prill 2017 - Punime në kuadër të projektit “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10kV Prizren 3”

Me qëllim të krijimit të kushteve për të mundësuar punimet në kuader te projektit per “Rehabilitimin e stabilimenteve te tensionit te larte ne NS 110/10 kV Prizren 3”, me datë 08 Prill 2017 nga ora 09:00 deri në orën 17:30, do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë. Gjatë kësaj kohe një pjesë e qytetarëve/institucioneve të cilët furnizohen nga transformatori energjetik T1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike dy here nga 15 minuta gjate fillimit dhe mbarimit te punimeve. ( Parashikohet te redukohen 12MW).

Gjithashtu me datë 09 Prill 2017 nga ora 09:00 deri në orën 17:30, do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetik T2 në NS 110/10 kV Prizren 3. Gjatë kësaj kohe një pjesë e qytetarëve/institucioneve të cilët furnizohen nga transformatori energjetik T2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike dy here nga 15 minuta ne fillimit dhe mbarimit te punimeve. ( Parashikohet te redukohen 12MW).

Shkyçet nevojitet për te mundesuar vazhdimin e punimeve për rehabilitimin e nenstacionit ne fjale .

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.