6 Prill 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, nga data 08 Prill 2017 (E Shtunë) deri me datë 11 Prill 2017 (E Martë), nga ora 09:00 deri në ora 13:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Isniq- NS Istrefaj e cila furnizohet nga NS 110/10(20) kV Peja 2 si dhe linjave 10 kV Strellc- NS Jusaj dhe Strellc- NS Balaj të cilat furnizohen nga NS 110/10(20) kV Deçan.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, në intervalet kohore të lartshënuara, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 1 MW).
Çkyçjet bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve për revitalizimin e linjës së tensionit të lartë 110 kV NS Peja 2- NS Deçan.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Pejës dhe Deçanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti