4 Prill 2017 - KOSTT realizon vizitë studimore në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të energjisë elektrike të Kroacisë – HOPS

Në funksion të bashkëpunimit rajonal me operatorët e sistemeve transmetuese, një delegacion i KOSTT i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv z.Mustafë Hasani, së bashku me përfaqësuesit e projektit mbështetës të USAID (Repower Kosova), realizuan një vizitë studimore në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Kroacisë (HOPS).

Në takimin i cili u realizua me përfaqësuesit e lartë të kompanisë homologe HOPS në krye me drejtorin z. Miroslav Mesić, u diskutua për çështje bilaterale që ndërlidhen me operimin e sistemit transmetues dhe operimin e tregut të energjisë elektrike.
Homologët nga Kroacia gjithashtu u njoftuan në lidhje me vështirësitë me të cilat po përballet KOSTT për integrim në mekanizmat ndërkombëtar si dhe u kërkua mbështetje për tejkalimin e sfidave në lidhje me implementimin e Marrëveshjes për Kyçje me ENSTO-E. Përfaqësuesit e HOPS shprehën interesimin për arsyet e mosimplementimit të marrëveshjes dhe njëkohësisht shprehën gatishmërinë për të përkrahur zbatimin e Marrëveshjes për Kyçje, në kuadër të kompetencave teknike dhe ligjore që kanë në rrjetin evropian të operatorëve të sistemit të transmisonit (ENTSO-E).

Në përmbyllje, z. Hasani falënderoi homologët kroat për bashkëpunim dhe vlerësoi gatishmërinë për përkrahjen e KOSTT-it për tejkalimin e sfidave aktuale në integrim në mekanizmat ndërkombëtar.

Takimi ne HOPS