29 Mars 2017 - KOSTT realizon vizitë studimore në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të energjisë elektrike të Sllovenisë – ELES

Me qellim të shkëmbimit të përvojave për operimin e tregut të energjisë elektrike, nga data 22 deri 24 Mars 2017, KOSTT realizoi një vizitë studimore në kompaninë homologe të Slovenisë, ELES.

Në kuadër të kësaj vizite e cila u organizua nga projekti i USAID (Repower Kosova), u realizua takimi në mes të delegacionit të KOSTT i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Mustafë Hasani dhe përfaqësueseve të ELES në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Aleksandar Mervar.

Meqenëse në Kosovë nga data 1 prill 2017 do të bëhet hapja e tregut të energjisë eletrike si dhe në muajt në vijim do të filloj implementimi i mekanizimit balancues kjo vizitë është shfrytëzuar për shkëmbim të përvojave në implementimin e mekanizmit balancues si dhe proceseve në operimin e sistemit transmetues dhe operimin e tregut të energjisë elektrike.
Me homologët nga Slovenia, gjithashtu u diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballet KOSTT për fillimin e implementimit të Marrëveshjes për Kyçje me ENTSO-E me ç’rast u kërkua përkrahja e KOSTT në këtë drejtim.

Në përmbyllje, z. Hasani në emër të KOSTT ka shprehur falënderim për pritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për përkrahjen si dhe shprehu falënderim të posaçëm për z. Faruk Serdarevic nga AECOM – REPOWER, për organizim të shkëlqyeshëm të kësaj vizite studimore.

Me drejtorin ELES