29 Mars 2017 - KOSTT pjesë e delegacionit në takimin e parë të MSA-së, Grupi i Veçantë për normalizim në Bruksel 2017

Me datë 21 mars 2017 në Bruksel, delegacioni i Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e Ministres për Dialog znj.Edita Tahiri, mbajti takimin e parë të Grupit të veçantë për normalizim në kuadër të Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës se Kosovës.

Gabriel Dishaw
Në takim u bisedua rreth progresit dhe sfidave në implementim të Marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku ndër të tjera është edhe Marrëveshja për Energji, e cila është në pritje të zbatimit. 

Në takimin e parë të Grupit të Veçantë për normalizim, i cili rrjedh si obligim nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim në mes të Kosovës dhe BE-së, pjesë e delegacionit të Kosovës ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani.