1 Prill 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Gjakova 2

Me datën 02 Prill 2017 (e Dielë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe nga ora 14 deri në orën 17:00, do të bëhet shkyçja e seksionit 1 të zbarrave 10 kV në NS 110/10 kV Gjakova 2. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e ndarësit të dëmtuar në anën 10 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto zbarra do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 8MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.