29 Mars 2017 - Punime për integrimin e mbrojtjeve rele në SCADA/EMS dhe RTU në NS 110/35/10 kV Prizren 1

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për integrimin e mbrojtjeve rele në sistemin e monitorimit dhe komandimit SCADA/EMS dhe RTU, me datë 01 dhe 02 Prill 2017, nga ora 06:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit T3 në NS 110/35/10 kV Prizren 1.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 12 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.