24 Mars 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/OSSH

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEK/OSSH”, me datë 26 Mars 2017 (E Diele), nga ora 00:45 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 dhe në ora 01:00 (pas mesnate) kyçja e transformatorit energjetik T1 në NS 110/35/10 Deçan. Shkyçjet bëhen për të mundesuar punimet per implementimin e grupeve matëse ne kufirin KOSTT/Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH/KEDS).

Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet të cilët furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 15 minuta. (parashikohet 10 MW).

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufirin me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes, do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.