22 Mars 2017 - KOSTT realizon takim me zyrtarë të ENTSO-E

Me datë 17 mars 2017 delegacioni i KOSTT realizoi një takim joformal me zyrtarët e ENTSO-E Jenz Birkebaek – kryesues i Grupit Regjional për Evropën Kontinentale dhe Alexander Mondovic –këshilltar në Sekretariatin e ENTSO-E. Në këtë rast, u diskutua për mundësitë e fillimit të operimit të KOSTT si zonë/bllok i pavarur kontrollues dhe zhbllokimit të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E. Në takim, menaxhmenti i KOSTT ripërsëriti kërkesën për fillimin e operimit si zonë/bllok i pavarur kontrollues gjë që do të mundësonte zhvillimin e tregut të energjisë elektrike dhe përmbushjen e obligimeve të KOSTT karshi proceseve regjionale dhe obligimeve nga Traktati për themelimin e Komunitetit të Energjisë për Evropën Jug-lindore.

Zyrtarët e ENTSO-E në anën tjetër kanë theksuar që po shqyrtohen mundësitë për zhbllokimin e Marrëveshjes për Kyçje KOSTT-ENTSO-E për ti mundësuar KOSTT-it fillimin e operimit si zonë/bllok kontrollues i pavarur në kuadër të zonës sinkrone të Europës Kontinentale.

entso 2017 1

entso 2017 2

entso 2017 3