17 Mars 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35 kV Vushtrri 1

Me datën 19 Mars 2017 (e Diele), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 11:00 deri në oren 14:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1, në NS 110/35 kV Vushtrri 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e rrjedhjes se vajit në anën 35kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 7 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.