17 Mars 2017 - Punime për integrimin e mbrojtjeve rele në SCADA/EMS dhe RTU në NS Theranda dhe NS Lipjan

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për integrimin e mbrojtjeve rele në sistemin e monitorimit dhe komandimit SCADA/EMS dhe RTU, me datë 18 mars 2017 (E shtunë) nga ora 06:00 deri në 10:00 si dhe nga ora 15:00 deri në 18:00 do të bëhet shkycja e transformatorit T1 në NS 110/35/10 kV Theranda.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 12 MW).

Gjithashtu, me datë 19 mars 2017 (E dielë) nga ora 06:00 deri në orën 10:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit T2 në NS 110/35/10 kV Lipjan.
Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 15 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.