8 Mars 2017 - Delegacioni i KOSTT realizon vizitë pune në OST Shqipëri

Me ftesën e Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë, një delegacion i menaxhmentit të KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Mustafë Hasani realizuan vizitë pune njëditore në Tiranë.
Në fokus të kësaj vizite ishte njoftimi i KOSTT me përgaditjet e gjertanishme të OST në drejtim të krijimit të bursës shqiptare të energjisë (APEX), pjesë e së cilës planifikohet të jetë dhe KOSTT, si dhe diskutimi rreth hapave të mëtujeshëm bashkërendues.

Me këtë rast z.Hasani, konfirmoi edhe një herë interesimin e KOSTT për të qenë pjesë e bursës shqiptare të energjisë si dhe falënderoi administratorin e OST z.Engjëll Zeqo për përkrahjen e vazhdueshme. Në përmbyllje, të dy homologët u pajtuan për intensifikimin e takimeve dhe bashkëpunimit në drejtim të realizimit të projekteve/synimeve të përbashkëta të cilat janë në funksion të integrimit të tregjeve të energjisë si dhe sigurisë së furnizimit për konsumatorët e energjisë elektrike të të dyja vendeve. 

Delegacionet e KOSTT dhe OST gjithashtu u konsultuan rreth proceseve integruese në mekanizmat rajonal dhe evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit.

ost kostt 2017 1

ost kostt 2017 2

ost kostt 2017 3