10 Mars - Njoftim për media Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 12 Mars 2017 (e Dielë) do të realizohen punime në NS 110/10 kV Prishtina 5 dhe NS 220/35/10kV Podujevë.

Në NS 110/10 kV Prishtina 5 nga ora 09:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyçja e seksionit të dytë të zbarrave 10 kV(daljet J16 deri J27). Gjithashtu, nga ora 11:00 deri në 12:00, do të bëhet shkyçja e seksionit të parë të zbarrave 10 kV (daljet J05 deri J15 ). Në të dy rastet redukimet pritet të jenë nga 10 MW.

Në NS 220/35/10kV Podujevë nga ora 13:30 deri në 15:00, do të bëhet shkyçja e seksionit të parë të zbarrave 10 kV (daljet J07 deri J17) dhe daljet 35kV (H01-H06). Redukimet pritet të jenë 10 MW. Gjithashtu, nga ora 15:00 deri në orën 16:30, do të bëhet shkyçja e seksionit të dytë të zbarrave 10 kV(daljet J18 deri J28 ). Redukimet pritet të jenë 8 MW.

Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar instalimin e paisjve të reja AC/DC në nënstacionet në fjalë.

Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga këto nënstacione do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.