8 Mars 2017 -Komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik diskuton rreth sfidave me të cilat përballet KOSTT në integrimin në mekanizmat ndërkombëtar

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në takimin që mbajti me datë 7 mars 2017, diskutoi rreth sfidave me të cilat po përballet KOSTT në proceset e integrimeve rajonale dhe evropiane. Në këtë takim, Ministrja për Dialog znj.Edita Tahiri ka dhënë më shumë detaje për deputetët e Kuvendit të Kosovës në lidhje me moszbatimin e Marrëveshjes për Energji nga ana e Serbisë, dhe pengesave që po i bëhen KOSTT-it nga ana e Serbisë për të filluar me implementimin e Marrëveshjes për Kyçje me ENTSO-E që i mundëson KOSTT-it operimin si zonë/bllok kontrollues i pavarur.

Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos zbatimin e Marrëveshjes për Energji nga ana e Serbisë si dhe kanë sygjeruar që të merren masa konkrete për të ndikuar në zbatim të marrëveshjes.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani, i cili i informoi deputetët e Kosovës në lidhje me obstruksionet e operatorit të transmisionit të Serbisë (EMS) si dhe dëmet financiare që po i shkaktohen KOSTT-it si pasojë e këtyre interferimeve.

Për më shumë rreth diskutimit të realizuar në Parlamentin e Kosovës, ju lutem ndiqni linqet:
http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,128,8761 dhe

- Fjala e ministres Edita Tahiri në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri: http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,6625