3 Mars 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Burimi

Me datën 05 Mars 2017 (e Diele), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 08:00 deri në oren 09:30, do të bëhet shkyçja e nenstacionit NS 110/10 kV Burimi (Istogu). Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e prishjes në zabrrat 10kV në nënstacionin në fjalë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashikohet 10MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.