27 Shkurt - Menaxhmenti i KOSTT priti në takim përfaqësuesit e lartë të Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

Menaxhmenti i KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Mustafë Hasani pritën në takim delegacionin e lartë të Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) udhëhequr nga drejtori për energji dhe infrastrukturë për Evropë dhe Eurazi z.Steve Burns si dhe z.William Trigg zv.drejtor në zyrën për rritje ekonomike dhe z.Arben Nagavci, specialist për menaxhim të projekteve.

z.Hasani, e njoftoi delegacionin amerikan lidhur me progresin në integrimin e tregut të energjisë Kosovë-Shqipëri dhe pjesëmarrjen e KOSTT në bursën shqiptare të energjisë, si faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në zhvillimin e të dyja vendeve dhe sjellin benefite të ndërsjella në drejtim të sigurisë së furnizimit me energji elektrike. Delegacioni i USAID gjithashtu u njoftua edhe për sfidat me të cilat po përballet KOSTT në proceset e integrimeve në mekanizmat rajonale dhe evropiane.
Me këtë rast, z.Burns vlerësoi angazhimet dhe punën që po bëhet në KOSTT si dhe e konsideroi KOSTT-in storie të suksesit në Kosovë. z.Burns gjithashtu njoftoi që USAID planifikon edhe më tutje të suportojë KOSTT-in në drejtim të reformave dhe integrimit të tregut të energjisë elektrike të Kosovës.

menaxhmenti i kostt me usaid