24 Shkurt 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/10 kV Prishtina 7

Me datën 25 Shkurt 2017 (e Shtunë), me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë nga ora 12:00 deri në 12:15, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 për ta bërë kyçjen e transformatorit T1 në NS 110/10 kV Prishtina 7. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e prishjes së rregullatorit të tensionit në transformatorin T2.
Vërejtje : Puimet e lartëpërmendura kanë qenë të parapara që të realizohen me datë 19.02.2017, por për shkaqe teknike nuk janë realizuar.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 15 minuta. (Parashikohet 20MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.