23 Shkurt 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 26 Shkurt 2017, nga ora 07:00 deri në ora 12:00, do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetik T2 në NS 110/35/10 kV Peja 1.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet për rehabilitimin e NS 110/10 kV Peja 1, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion (niveli i tensionit 10kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 14 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti