3 Shkurt 2017 - KOSTT ndan mirënjohje për komunat që kanë kontribuar në implementimin e projekteve për zhvillimin e Sistemit Transmetues të Kosovës

Delegacioni i KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Mustafë Hasani, sot zhvilluan një takim me kryetarin e Komunës së Ferizajt z.Muharrem Sfarqa. Me këtë rast, z.Hasani njoftoi kryetarin Sfarqa rreth investimeve të gjertanishme të KOSTT në këtë komunë si dhe për planet për zhvillimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës së transmisionit në vitet në vijim në mbështetje të zhvillimit ekonomik të kësaj komune.

Në anën tjetër, z.Sfarqa shprehu falënderimin e tij për investimet e vazhdueshme nga ana e KOSTT në ngritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e komunës së Ferizajt dhe njëkohësisht shprehu zotimin për përkrahje në realizimin e projekteve të tjera të KOSTT.
Me rastin 10 vjetorit të themelimit të KOSTT, z.Sfarqa i’u dorëzua një mirënjohje për kontributin që ka dhënë Komuna e Ferizajt për ndarjen falas të tokës komunale prej 4 hektarë për ndërtimin e Nënstacionit 400/110 kV Ferizaj 2.
Nënstacioni 400/110 kV Ferizaj 2, është një nga nënstacionet më të rëndësishme të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, në të cilin lidhet linja interkonektive 400 kV Kosovë-Maqedoni. PP Ferizaj 2 është realizuar me bashkëfinancim të KOSTT me Qeverinë e Kosovës dhe fondet e Bashkimit Evropian në vitin 2011.

sfarqa ferizaj