Komunikata për media

20 Shtator 2018 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 220/35/10 kV Podujeva

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 22 Shtator 2018 (E Shtunë), nga ora 08:00 deri në ora 09:00 do të bëhet shkyçja e NS 220/35/10 kV Podujeva.

Më shumë...

7 Shtator 2018 - Shtyerje e punimeve- Remont i planifikuar vjetor i linjës 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10(20) kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2

Njoftohen qytetarët që për shkaqe teknike punimet e parapara me datë 08 dhe 09 Shtator 2018 për realizimin e remontit të planifikuar vjetor të linjës 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10 kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2, do të shtyhen me datë 15 dhe 16 Shtator 2018, ku nga ora 10:00 deri në orën 16:00 do të bëhet shkyçja e larperçuesit në fjalë.

Më shumë...

6 Shtator 2018 - Remont i planifikuar vjetor i linjës 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10(20) kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të planifikuar vjetor të linjës 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10 kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2, me datë 08 Shtator 2018 (E Shtunë) dhe 09 Shtator 2018 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në orën 16:00, do të bëhet shkyçja e largpërçuesit të tensionin të lartë 110kV, LP 1809.

Më shumë...

10 Gusht 2018 - Shkaktohet lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 1809 që lidhë NS 110/35/10 kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2

Sot me 10 gusht 2018, në ora 10:26 ka ndodhur një lidhje e shkurtë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 1809 që lidhë Nënstacionet NS 110/35/10 kV Rahoveci me NS 220/110 kV Prizreni 2 me ç’rast kanë reaguar mbrojtjet dhe si pasojë ka dalë nga puna ky largpërçues si dhe NS Rahoveci ka mbetur pa tension.

Më shumë...

31 Korrik 2018 - Energjizohet linja e tensionit të lartë 110 kV që lidhë NS 110/10 (20) kV Berivojca me NS 110/10 (20) kV KITKA

KOSTT sh.a njofton qytetarët që nesër me datë 1 gusht 2018 (E Mërkurë), në ora 12:00 planifikohet të lëshohet nën tension (energjizohet) linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet 110/10 (20) kV Berivojca me NS 110/10 (20) kV KITKA.

Linja në fjalë me gjatësi prej 14.9 km e vendosur nëpër 53 shtylla elektrike kalon në vendbanimet e Komunës së Kamenicës (Berivojcë, Moqare, Qarakoc, Kollolleq, Shipashnicë e Epërme, Hogosht dhe Poliqkë).

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

17 Korrik 2018 - KOSTT sh.a pjesë e iniciativës për zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike, së bashku me tetë vende të Evropës Juglindore

Nën iniciativën e Asociacionit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEA) dhe të Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), më 16 korrik 2018 në Podgoricë të Malit të Zi, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Iniciativën e Tregut të Energjisë Elektrike (Electricity Market Initiative-EMI) në mes të operatorëve të sistemit të transmisionit (OST) dhe operatorëve të tregut nga tetë vende të Evropës Juglindore, përkatësisht: Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Më shumë...

Njoftim - Komunikimi elektronik me KOSTT sh.a nga data 30 Qershor 2018

KOSTT sh.a njofton që në drejtim të masave të vazhdueshme për rritjen e sigurisë së informacionit të organizatës, menaxhmenti i lartë ka marrë vendim që çdo komunikim në formë elektronike nga e-mail adresat private (domain-ët jozyrtarë) të refuzohet automatikisht nga sistemi i teknologjisë informative të KOSTT sh.a.

KOSTT në planin e vet afatshkurtër të zhvillimit e ka si qëllim final Certifikimin edhe me standardin ndërkombëtar ISO/IEC 27001 dhe standarde tjera që ndërlidhen me menaxhimin e rrezikut të sigurisë së informacionit.

Në ndërlidhje me këtë luteni që për çdo kërkesë tuajën apo komunikim elektronik me KOSTT sh.a të na drejtoheni nga e-mail adresat tuaja zyrtare, sepse çdo e-mail nga adresat private duke filluar nga data 30 qershor 2018 (E Shtunë), do të bllokohet automatikisht nga sistemi i teknologjisë informative në KOSTT.

Për çdo sqarim apo kërkesë tuajën, në linkun në vijim mund të gjeni Listën kontaktuese të KOSTT sh.a:

http://www.kostt.com/website/index.php?option=com_content&view=article&id=179&Itemid=134&lang=sq

Ju falënderojmë në mirëkuptim.

Sinqerisht,

KOSTT sh.a

www.kostt.com

14 Korrik 2018 - Implementim i punimeve në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar implementimin e punimeve riparuese në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me datë 16 Korrik 2018 (E Hënë), nga ora 05:30 deri në orën 05:45 do të bëhet kalimi i ngarkesës së daljeve 35 kV nga transformatori energjetik T2 në transformatorin energjetik T1. Gjatë këtij intervali kohor qytetarët që funrnizohen nga transformatori energjetik T2(110/35kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar është 10 MW).

Më shumë...

11 Korrik 2018 - Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik miratoi Raportin Vjetor të KOSTT sh.a për vitin 2017

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e mbajtur me datë 10 korrik 2018, shqyrtoi dhe aprovoi Raportin vjetor të punës së Operatorit të Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a.

Më shumë...

5 Korrik 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 07 Korrik 2018 (E Shtunë), nga ora 10:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda.

Më shumë...

Faqja 10 nga 66