Komunikata për media

31 Maj 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 02 Qershor 2018 (E Shtunë) dhe 03 Qershor 2018 (E Dielë), nga ora 13:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda.

Më shumë...

29 Maj 2018 - KOSTT vazhdon me ofrimin e shërbimeve për shfrytëzimin e rrjetës së fibrave optik (dark fibre)

Me 23 maj 2018, në ambientet e KOSTT sh.a, Kryeshefi Ekzekutiv z.Ilir Shala, nënshkroi marrëveshjen e radhës për ofrimin e shërbimeve për shfrytëzimin me qera të rrjetës së fibrave optik (dark fibër/të pa-ndriçuar) me përfaqësuesin e kompanisë Artmotion z.Kushtrim Gojani.

“Kjo tani është marrëveshja e katërt të cilën KOSTT e nënshkroi në vazhdën e përkushtimit për ofrimin e shërbimeve në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, në përputhje me kapcitetet në dispozicion”, theksoi z.Ilir Shala Kryeshef Ekzekutiv.

Më shumë...

25 Maj 2018 - Shtyerje e punimeve në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët që për shkaqe teknike punimet e parapara në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 26 Maj 2018 (E Shtunë) dhe 27 Maj 2018 (E Dielë), do të shtyhen për një kohë të pacaktuar.

Më shumë...

24 Maj 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 26 Maj 2018 (E Shtunë) dhe 27 Maj 2018 (E Dielë), nga ora 13:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda.

Më shumë...

21 Maj 2018 - Nënshkruhet Marrëveshja për Kyçje në Sistemin Transmetues me Kapacitetin më të madh Gjenerues nga Burimet e Ripërtërishme të Energjisë

Më 18 maj 2018 Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a z.Ilir Shala dhe Drejtori i SOWI Kosovë z.Ilir Grapci nënshkruan Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës të Parkut energjetik me Erë Selaci 1, 2 dhe 3.
Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i Parkut Energjetik SELACI prej 105 MW i cili njëherit përbën gjeneruesin më të madh të energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtërishme (BRE) do të kyçet në rrjetin e tensionit të lartë 110 kV që është mjaftë mirë i zhvilluar si dhe i shpërndarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Më shumë...

15 Maj 2018 - Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 7

Njoftohen qytetarët që për shkaqe teknike punimet e parapara në NS 110/10 kV Prishtina 7 me datë 15 Maj 2018, do të realizohen me datë 16 Maj 2018 (E Merkurë). Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, nga ora 00:00 deri në ora 00:15, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 7. Shkyçja bëhet për të mundësuar testimin e mbrojtjeve rele të transformatorit në fjalë.

Më shumë...

14 Maj 2018 - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT mori pjesë në Forumin Rajonal të OST-ve të Evropës Juglindore

Më 10-12 maj 2018, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a z.Ilir Shala dhe Drejtori i Operimit të Sistemit në KOSTT z.Sabri Musiqi, morën pjesë në Forumin Rajonal të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (OST) të Evropës Juglindore që u mbajt në Ohër të Maqedonisë.
Qëllimi i Forumit me moto “Kufijtë të bëhen Ura” i cili u organizua nga MEPSO (Operatori i Sistemit të Transmisionit të Maqedonisë) ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimi i përvojave në implementimin e kërkesave dhe obligimeve që dalin nga Rrjeti Evropian i Sistemeve të Transmisionit (ENTSO-E) dhe Komuniteti i Energjisë për Evropën Juglindore.

Më shumë...

14 Maj 2018 - Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 7

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 15 Maj 2018 (E Martë), nga ora 00:00 deri në ora 00:15, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 7. Shkyçja bëhet për të mundësuar testimin e mbrojteve rele të transformatorit në fjalë.

Më shumë...

8 Maj 2018 - KOSTT mban ligjeratë në kuadër të shënimit të dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë

Në kuadër të organizimeve të Ambasadës së Republikës Federale Gjermane në Kosovë me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Gjermani-Kosovë, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u mbajt ligjerata me temë “Bashkëpunimi Ekonomik dhe Zhvillimor”, ku një nga ligjëruesit ishte zv.Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Kadri Kadriu.

Më shumë...

13 Prill 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 15 prill 2018 (E Dielë) nga ora 09:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 (110/35/10kV) në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky transformator do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike dy herë nga 10 minuta, nga ora 09:00-09:10 si dhe nga ora 11:00-11:10 (redukimi i parashikuar 8 MW).

Më shumë...

Faqja 9 nga 63