Komunikata për media

31 Korrik 2018 - Energjizohet linja e tensionit të lartë 110 kV që lidhë NS 110/10 (20) kV Berivojca me NS 110/10 (20) kV KITKA

KOSTT sh.a njofton qytetarët që nesër me datë 1 gusht 2018 (E Mërkurë), në ora 12:00 planifikohet të lëshohet nën tension (energjizohet) linja e re e tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet 110/10 (20) kV Berivojca me NS 110/10 (20) kV KITKA.

Linja në fjalë me gjatësi prej 14.9 km e vendosur nëpër 53 shtylla elektrike kalon në vendbanimet e Komunës së Kamenicës (Berivojcë, Moqare, Qarakoc, Kollolleq, Shipashnicë e Epërme, Hogosht dhe Poliqkë).

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

17 Korrik 2018 - KOSTT sh.a pjesë e iniciativës për zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike, së bashku me tetë vende të Evropës Juglindore

Nën iniciativën e Asociacionit të Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USEA) dhe të Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), më 16 korrik 2018 në Podgoricë të Malit të Zi, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Iniciativën e Tregut të Energjisë Elektrike (Electricity Market Initiative-EMI) në mes të operatorëve të sistemit të transmisionit (OST) dhe operatorëve të tregut nga tetë vende të Evropës Juglindore, përkatësisht: Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.

Më shumë...

14 Korrik 2018 - Implementim i punimeve në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për të mundësuar implementimin e punimeve riparuese në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Prishtina 1, me datë 16 Korrik 2018 (E Hënë), nga ora 05:30 deri në orën 05:45 do të bëhet kalimi i ngarkesës së daljeve 35 kV nga transformatori energjetik T2 në transformatorin energjetik T1. Gjatë këtij intervali kohor qytetarët që funrnizohen nga transformatori energjetik T2(110/35kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar është 10 MW).

Më shumë...

11 Korrik 2018 - Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik miratoi Raportin Vjetor të KOSTT sh.a për vitin 2017

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në mbledhjen e mbajtur me datë 10 korrik 2018, shqyrtoi dhe aprovoi Raportin vjetor të punës së Operatorit të Sistemit Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a.

Më shumë...

5 Korrik 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”, NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 07 Korrik 2018 (E Shtunë), nga ora 10:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda.

Më shumë...

28 Qershor 2018 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1- Nënstacionet”

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” me datë 30 Qershor 2018 (E Shtunë), nga ora 08:00 deri në 10:00 do të bëhet shkyçja e dy linjave 35 kV në Nënstacionin 35/10 kV Drenas.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 15 MW)

Shkyçja është e nevojshme për të krijuar kushte për implementimin e projektit në fjalë i cili bashkëfinancohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të projektit.

21 Qershor 2018 - Edhe dy gjenerues të energjisë nga burimet e ripërtërishme, nënshkruajnë Marrëveshje për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës

Në harmoni me objektivat e Strategjisë shtetërore të Energjisë 2017-2026 për rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike si dhe rritje të kapaciteteve të burimeve të ripërtërishme të energjisë (BRE-ve), sot me 21 qershor 2018 dy gjenerues nga BRE-të nënshkruan me KOSTT sh.a Marrëveshje për Kyçje në Sistemin Transmetues të Kosovës.

Më shumë...

18 Qershor 2018 - Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike synohet të aktivizohet në vitin 2019

Në përputhje me Memorandumin e nënshkruar në nëntor të vitit 2017 në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT sh.a) janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për të themeluar Bursën Shqiptare të energjisë elektrike brenda këtij viti, me synimin që të jetë operative në vitin 2019.

Kjo u bë e ditur nga ana e zv.Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT z.Kadri Kadriu si dhe znj.Ana Moisiu, drejtore e tregut në OST Shqipëri në kuadër të edicionit të dytë të Forumit ndërkombëtar “Bashkimi i tregut në sektorin energjetik Shqipëri-Kosovë dhe roli i krijimit të bursës së përbashkët të energjisë në këtë proces", i cili u mbajt me 18 qershor 2018 në Prishtinë.

Më shumë...

6 Qershor 2018 - Komunikimi në formë elektronike me KOSTT sh.a

Të nderuar,

Ju njoftojmë që në drejtim të masave për rritjen e nivelit të sigurisë kibernetike, menaxhmenti i lartë i KOSTT sh.a ka marrë vendim që çdo komunikim në formë elektronike nga e-mail adresat private (domain-ët jozyrtar) të refuzohet automatikisht nga sistemi i teknologjisë informative të KOSTT sh.a.

Në ndërlidhje me këtë, ju lutemi që për çdo kërkesë tuajën apo komunikim me KOSTT sh.a të na drejtoheni nga e-mail adresat tuaja zyrtare, sepse çdo e-mail nga adresat private duke filluar nga data 20 qershor 2018, do të bllokohet automatikisht nga sistemit i teknologjisë informative në KOSTT dhe nuk do të arrijë në Zyrën për Komunikim dhe Relacione me Publikun.

Ju falënderojmë në mirëkuptim.
Sinqerisht,
Zyra për Komunikim dhe Relacione me Publikun
KOSTT sh.a
www.kostt.com

31 Maj 2018 - Punime në NS 110/10(20) kV Berivojcë për të mundësuar kyçjen e gjeneratorëve me erë

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë përgatitjeve për kyçje të gjeneratorëve me erë në Sistemin Transmetues, me datë 2 Qershor 2018 (E Shtunë), nga ora 07:00 deri në 07:15 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/10(20) kV Berivojcë.

Më shumë...

Faqja 8 nga 63