Komunikata për media

26 Nëntor 2018 - Menaxhmenti i lartë i KOSTT priti në takim Zyrtarin e Lartë të Ministrisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës Federale Gjermane z. McCormack

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z.Ilir M Shala me bashkëpunëtorë, pritën në takim një delegacion të zyrtarëve të lartë të Repubikës Federale Gjermane të udhëhequr nga z. Daniel McCormack, Zyrtar i Lartë i Divizionit për EJL dhe Kaukazin e Jugut në Ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës Federale Gjermane dhe znj. Anja Becky, sekretare e parë në Ambasadën e RF të Gjermanisë në Kosovë.

z. Shala falenderoi delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të KOSTT si dhe i njoftoi me të arriturat e KOSTT ku u potencua bashkëpunimi i frytshëm në mes të Qeverisë Gjermane përmes KfW dhe KOSTT, në aspektin e përkrahjes zhvillimore të ofruar që nga themelimi i KOSTT e deri më tani. “Projektet madhore si Paket Projekti Peja 3, Linja 400 kV Kosovë -Shqipëri dhe Load Frequency Control si dhe shume projekte të tjera zhvillimore janë fakte të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të KOSTT dhe KfW dhe ato përbëjnë rreth 32 % të vlerës së aseteve të KOSTT” u shpreh z. Shala.

Më shumë...

22 Nëntor 2018 - KOSTT nënshkroi Letër Bashkëpunimi me USAID dhe Tetra Tech për zbatimin e programit për barazinë gjinore dhe fuqizimin e pozitës së grave në ndërmarrje

Gjatë kësaj jave, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT sh.a, i udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv, Ilir M. Shala, dhe bashkëpunëtorët e tij, e mirëpritën znj. Karen Stefiszyn dhe znj. Jasmine Boehm, përfaqësuese të Tetra Tech, të kontraktuar për programin e USAID "Engendering Utilities", për të zhvilluar diskutime të thella mbi mundësitë për avancimin e barazisë gjinore në KOSTT.

I filluar në vitin 2015, programi "Engendering Utilities" përfaqëson angazhimin e USAID-it për të promovuar një rrugë drejt qëndrueshmërisë në vendet në zhvillim duke nxitur inovacionin e ndërmarrjeve, rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse, barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave. Programi fuqizon operacionet e sektorit të energjisë duke identifikuar dhe zbatuar praktikat më të mira të barazisë gjinore, në të njëjtën kohë duke ndihmuar ndërmarrjet në përmbushjen e objektivave të tyre të biznesit.

Më shumë...

22 Nëntor 2018 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore ne NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” dhe ”Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin KOSTT/KEDS/OSSH” me datë 23 Nentor 2018 (E Premte), nga ora 10:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e njerit seksion të zbarave 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda.

Më shumë...

16 Nentor 2018 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prizren 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 19 Nëntor 2018 (E Hënë), nga ora 10:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prizren 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e prishjes në ndërprerësin 110kV të nënstacionit në fjalë.

Më shumë...

12 Nëntor 2018 - Informatë në lidhje me votimin nga ENTSO-E të parimeve operative për ndërprerjen e devijimeve në Evropën Kontinentale

KOSTT dëshiron të informoj opinionin publik rreth deklaratave të ndryshme në media në lidhje me procesin e votimit në ENTSO-E për zgjidhjen e përkohshme të çështjes së devijimeve të paqëllimshme, si pasojë e bllokimit të implementimit të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT-ENTSO-E nga pala serbe (operatori i sistemit të transmetimit të Serbisë – EMS)

Më shumë...

9 Nëntor 2018 - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a merr pjesë në Samitin e Dytë të Investimeve Ndërkombëtare dhe Ekspozitën "Hidrocentralet e Ballkanit 2018"

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Ilir M. Shala, mori pjesë në Samitin e Dytë të Investimeve Ndërkombëtare dhe Ekspozitën "Hidrocentralet e Ballkanit 2018", në Budva të Malit të Zi, e cila është një platformë e dedikuar për të sjellë së bashku ministra, investitorë të mëdhenj, vendimmarrës të hidrocentraleve kryesore dhe iniciatorë të investimeve, si dhe rregullatorë në përpjekje të bashkërenduar për të zbatuar në mënyrë efikase projektet kyçe për ndërtimin dhe modernizimin e hidrocentraleve në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Më shumë...

9 Nëntor 2018 - Punime në kuadër të projektit "Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet në NS 110/35/10 kV Theranda"

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 10 Nëntor (E Shtunë) nga ora 10:00 deri në 16:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda.

Më shumë...

9 Nëntor 2018 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 11 Nentor 2018 (E Dielë), nga ora 10:00 deri në orën 15:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Prishtina 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e dëfekteve të parqitura në stabilimentet e tensionit të lartë.

Më shumë...

31 Tetor 2018 - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT pjesë e Konferencës mbi Tranzicionin e Energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon“

Nën organizim të Green Ballkans Foundation dhe Germanwatch, në Prishtinë u mbajt Konferenca mbi Tranzicionin e Energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon” ku u diskutua për sfidat, strategjitë e politikave si dhe rrugën drejt një Tranzicioni të Energjisë në Kosovë dhe në rajon. Në konfrencë pjesëmarrës ishin edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik z. Valdrin Lluka, ambasadori i Republikës Federale Gjermane z. Christian Heldt, përfaqësues nga Zyrja e Bashkimit Evropian në krye me z. Ricardo Serri, përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë si dhe akterë të tjerë të sektorit të energjisë vendorë dhe ndërkombëtar.

Më shumë...

30 Tetor 2018 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Vushtrri 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 30 Tetor 2018, nga ora 10:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Vushtrri 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e prishjes në ndarësin e zbarave 110kV të nënstacionit në fjalë.

Më shumë...

Faqja 6 nga 64