Komunikata për media

7 Dhjetor 2018 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore ne NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” dhe ”Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin KOSTT/KEDS/OSSH” me datë 09 Dhjetor 2018 (E Diele), nga ora 08:00 deri në 14:00 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit 110/35/10 kV Theranda.
Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 22 MW)

Më shumë...

3 Dhjetor 2018 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore ne NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” dhe ”Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin KOSTT/KEDS/OSSH” me datë 5 Dhjetor 2018 (E Mërkure), nga ora 16:30 deri në 17:30 do të bëhet shkyçja seksionit të zbarave 10 kV të transformatorit energjetik T2 (daljet 10kV Ballkan dhe Schweps) në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda.

Më shumë...

29 Nëntor 2018 - Shkaktohet lidhje e shkurtër në fushën e transformatorit TR2 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Sot me 29 Nëntor 2018, në ora 11:36, është shkaktuar lidhje e shkurtë në fushën e largpërçuesit 35kV- Fushë Kosova, aset i KEDS, e cila ka shkaktuar rënien e transformatorit energjetik TR 2 (110/35kV) në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1.
Si pasojë e kësaj, konsumatorët që furnizohen nga transformatori T2 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për 1 orë e 32 minuta, ndërsa nga transformatori T1 ana 10 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 12 minuta dhe ana 35 kV kanë mbetur pa energji elektrike për 38 minuta. Transformatori T2 ana 110 kV është kyç në ora 13:05, ndërsa ana 35 kV është kyç në ora 13:08.
Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a dhe KEDS bashkërisht kanë dalë në terren, me ç’rast ekipet e KEDS kanë punuar në eliminimin e defektit në daljen 35kV- Fushë Kosova.

26 Nëntor 2018 - U mbajt Tryezë Punë më temë “APEX Tregu i Përbashket Energjetik një ditë para dhe brenda ditës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”

Nën organizim të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut KOSTT sh.a, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe IFC World Bank Group, në Prishtinë u mbajt Tryezë Pune me temën “APEX Tregu i Përbashket Energjetik një ditë para(D-1) dhe brenda ditës (D) ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”

Në këtë rast në fjalën e tijë hyrëse Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M Shala, theksoi rendësinë e kësaj Tryeze duke pasur parasysh aspektet teknike dhe legale që janë të nevojshme të zhvillohen për themelimin e tregut të përbashkët si dhe punën konkrete nga ekspertët e angazhuar nga KOSTT dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, konsulenca e angazhuar nga USAID përmes Repower dhe nga IFC . Projekti i bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike është projekt qe ka për qëllim bashkimin e tregjeve komplementare të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqiperisë. Mirëpo që keto dy tregje të jenë funksionale në kuadër të një tregu për qellim të tregëtimit një ditë para dhe gjatë ditës është domosdoshmëri e rendit të pare që në aspektin operativ KOSTT të bëhet zonë/bllok rregulluese. Pra që tregu i perbashkët të funksionalizohet është e domosdoshme që linja 400kV Kosovë-Shqipëri të jetë në operim, prandaj në kuadër të kesaj Tryeze dua të përqoj mesazhin tek të gjitha intitucionet financiare që e përkrahin këtë projekt qe të bejnë presion tek pala serbe që të mos pengoj hyrjen në fuqi të marrëveshjes së kyçjes KOSTT-ENTSO-E e cila mundëson që të jetësohet edhe projekti i tregut të përbashkët.. Gjithashtu z. Shala uroj grupet punuese të kësaj punëtorie në realizimin sa më të shpejt të këtij projekti.

Më shumë...

26 Nëntor 2018 - Menaxhmenti i lartë i KOSTT priti në takim Zyrtarin e Lartë të Ministrisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës Federale Gjermane z. McCormack

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z.Ilir M Shala me bashkëpunëtorë, pritën në takim një delegacion të zyrtarëve të lartë të Repubikës Federale Gjermane të udhëhequr nga z. Daniel McCormack, Zyrtar i Lartë i Divizionit për EJL dhe Kaukazin e Jugut në Ministrinë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Republikës Federale Gjermane dhe znj. Anja Becky, sekretare e parë në Ambasadën e RF të Gjermanisë në Kosovë.

z. Shala falenderoi delegacionin gjerman për mbështetjen e vazhdueshme të KOSTT si dhe i njoftoi me të arriturat e KOSTT ku u potencua bashkëpunimi i frytshëm në mes të Qeverisë Gjermane përmes KfW dhe KOSTT, në aspektin e përkrahjes zhvillimore të ofruar që nga themelimi i KOSTT e deri më tani. “Projektet madhore si Paket Projekti Peja 3, Linja 400 kV Kosovë -Shqipëri dhe Load Frequency Control si dhe shume projekte të tjera zhvillimore janë fakte të bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të KOSTT dhe KfW dhe ato përbëjnë rreth 32 % të vlerës së aseteve të KOSTT” u shpreh z. Shala.

Më shumë...

22 Nëntor 2018 - KOSTT nënshkroi Letër Bashkëpunimi me USAID dhe Tetra Tech për zbatimin e programit për barazinë gjinore dhe fuqizimin e pozitës së grave në ndërmarrje

Gjatë kësaj jave, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT sh.a, i udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv, Ilir M. Shala, dhe bashkëpunëtorët e tij, e mirëpritën znj. Karen Stefiszyn dhe znj. Jasmine Boehm, përfaqësuese të Tetra Tech, të kontraktuar për programin e USAID "Engendering Utilities", për të zhvilluar diskutime të thella mbi mundësitë për avancimin e barazisë gjinore në KOSTT.

I filluar në vitin 2015, programi "Engendering Utilities" përfaqëson angazhimin e USAID-it për të promovuar një rrugë drejt qëndrueshmërisë në vendet në zhvillim duke nxitur inovacionin e ndërmarrjeve, rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse, barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave. Programi fuqizon operacionet e sektorit të energjisë duke identifikuar dhe zbatuar praktikat më të mira të barazisë gjinore, në të njëjtën kohë duke ndihmuar ndërmarrjet në përmbushjen e objektivave të tyre të biznesit.

Më shumë...

22 Nëntor 2018 - Punime në kuadër të projekteve zhvillimore ne NS 110/35/10 kV Theranda

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Nënstacionet” dhe ”Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin KOSTT/KEDS/OSSH” me datë 23 Nentor 2018 (E Premte), nga ora 10:00 deri në 11:00 do të bëhet shkyçja e njerit seksion të zbarave 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Theranda.

Më shumë...

16 Nentor 2018 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Prizren 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 19 Nëntor 2018 (E Hënë), nga ora 10:00 deri në 13:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prizren 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar sanimin e prishjes në ndërprerësin 110kV të nënstacionit në fjalë.

Më shumë...

12 Nëntor 2018 - Informatë në lidhje me votimin nga ENTSO-E të parimeve operative për ndërprerjen e devijimeve në Evropën Kontinentale

KOSTT dëshiron të informoj opinionin publik rreth deklaratave të ndryshme në media në lidhje me procesin e votimit në ENTSO-E për zgjidhjen e përkohshme të çështjes së devijimeve të paqëllimshme, si pasojë e bllokimit të implementimit të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT-ENTSO-E nga pala serbe (operatori i sistemit të transmetimit të Serbisë – EMS)

Më shumë...

9 Nëntor 2018 - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a merr pjesë në Samitin e Dytë të Investimeve Ndërkombëtare dhe Ekspozitën "Hidrocentralet e Ballkanit 2018"

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Ilir M. Shala, mori pjesë në Samitin e Dytë të Investimeve Ndërkombëtare dhe Ekspozitën "Hidrocentralet e Ballkanit 2018", në Budva të Malit të Zi, e cila është një platformë e dedikuar për të sjellë së bashku ministra, investitorë të mëdhenj, vendimmarrës të hidrocentraleve kryesore dhe iniciatorë të investimeve, si dhe rregullatorë në përpjekje të bashkërenduar për të zbatuar në mënyrë efikase projektet kyçe për ndërtimin dhe modernizimin e hidrocentraleve në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Më shumë...

Faqja 5 nga 63