Komunikata për media

28 Maj 2019 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan, me datë 29 Maj 2019 (e Mërkurë pas mesnate), nga ora 00:00 deri në 00:15 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T1 në nënstacion në fjalë.
Qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10(20) kV Deçan do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 15 minutave, nga ora 00:00 deri në 00:15 (redukimi i parashikuar 10 MW)

Më shumë...

22 Maj 2019 - Kosova dhe Shqipëria të përkushtuara për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy sistemeve energjetike

Menaxhmenti i lartë i KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Ilir M. Shala, pritën sot në takim Administratorin e Përgjithshëm të Operatorit të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike në Shqipëri - OST z. Skerdi Drenova, ku diskutuan për çështjet me interes për Sistemet Transmetuese të Energjisë Elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë në përgjegjësi të dy kompanive homologe, ku si tema të veçanta ishin bashkëpunimi në proceset e integrimeve regjionale dhe evropiane si dhe bashkëpunimi në drejtim të realizimit të projekteve të përbashkëta, të cilat janë në funksion të integrimit të tregjeve të energjisë si dhe sigurisë së furnizimit për konsumatorët e energjisë elektrike të të dyja vendeve.

Më shumë...

20 Maj 2019 - Edhe Swissgrid përkrahë KOSTT në drejtim të të bërit Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale

Sot, në Aarau të Zvicrës në selinë qendrore të Swissgrid, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a z. Ilir M. Shala së bashku me bashkëpunëtorë, u prit në takim nga homologu i tij Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit Transmetues të Zvicrës, z. Yves Zumwald.   

Më shumë...

17 Maj 2019 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3 – Linjat” në NS 110/35/10(20)kV Rahovec

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 19 Maj 2019 (E Dielë), nga ora 04:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyçja e linjës 110 kV që lidhë NS 220/110kV Prizren 2 me NS 110/35/10(20)kV Rahovec. Shkyçja është e domosdoshme për zhvendosjen e linjës ekzistuese (LP Prizren 2) në fushën rezervë të NS Rahoveci.

Më shumë...

15 Maj 2019 - Ambasadori i RF Gjermane z. Christian Heldt vizitoi NS 400/110kV Peja 3

Sot në nënstacionin NS 400/110kV-Peja 3 (nënstacion ky i bashkëfinancuar në 2009, nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim- KfW), bashkë me kolegë, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Ambasadori Gjerman në Kosovë Sh.T.z Christian Heldt, i shoqëruar nga znj. Anja Becky, Udhëheqëse e Departamentit për Zhvillim Ekonomik në Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW z. René Eschemann, Drejtor i Zyrave për Kosovë dhe Maqedoni si dhe zv. Drejtoresha znj. Ganimete Huruglica.

Më shumë...

14 Maj 2019 - Shkaktohet prishje në fushën e transformatorit 110/10kV në NS 110/35/10kV Prishtina 1

Sot në orët e pasdites, si pasojë e prishjes së paraqitur në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora 18:35 një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht për eliminimin e defektit të paraqitur në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët që janë prekur nga kjo prishje.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.

10 Maj 2019 - Punime në kuadër të projektit “Ndërrimi i ndarësve 35kV në Trafofushen T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1“

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 12 Maj 2019 (E Dielë), nga ora 13:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik 110/35kV T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1. Shkyçja është e nevojshme për përfundimin e punimeve rreth ndërrimit të ndarësve 35kV në Transformatorin energjetik T1.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ana 35kV e nënstacionit NS Prizren 1 , do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 25MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

10 Maj 2019 - U mbajt takimi i pare i Grupit Punues për Ballkanin në kuadër të Iniciativës për Sigurinë Kibernetike (UCSI), pjesë e cilës është edhe KOSTT

Në funksion të ngritjes së sigurisë kibernetike për të nxitur zhvillimin dhe praktikat më të mira të menaxhimit të shërbimeve dhe vendosjen e teknologjive të reja të rrjetit për të ndihmuar ndërmarrjet energjetike të vendet e regjionit te Detit të Zi dhe Ballkanit në zhvillimin e një mbrojtjeje të fuqishme ndaj kërcënimeve kibernetike, në Budapest me 6 dhe 7 Maj 2019, u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për Ballkanin në kuadër të Iniciativës për Sigurinë Kibernetike të Shërbimeve të energjisë pjesë e së cilës ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M. Shala me bashkëpunëtor.

Me moton Siguria e Rrjeteve: Fuqia e Besueshme për Zhvillimin Ekonomik - Këtë javë Programi i Agjesionit te Shteteve të Bashkuara të Amerikës per Zhvillim Ndërkombetar (USAID) i implementuar nga Asociacioni i SHBA-ve për Energji (USEA) për Teknologjinë e Energjisë dhe Programin e Qeverisjes lansoi Iniciativën e Sigurisë Kibernetike (UCSI) për të ndihmuar operatorët e sistemit të transmetimit në Evropën juglindore të zbulojnë kërcënimet kibernetike, të forcojnë mbrojtjen e tyre dhe të bëhen më efikas pas sulmeve kibernetike.

Më shumë...

19 Prill 2019 - CGES e Malit të Zi, mbështet KOSTT-in në drejtim të të berit Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale

Gjatë ditës së sotme Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Ilir M. Shala me bashkëpuntorë qendroi në Mal të Zi ku në kuadër të takimeve rajonale në gjetjen e përkrahjes për KOSTT, për t’u bërë Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale dhe bashkëpunimit rajonal me operatorët e sistemeve transmetuese, kësaj radhe realizoi vizitë në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Malit të Zi-CGES.

Më shumë...

15 Prill 2019 - KOSTT pjesë e iniciativës Mbjell një Pemë/Plant a Tree Challenge Kosovo

Në kuadër të fushatës për mbjelljen e një peme, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT pranoi me kënaqësi sfidën nga Drejtori Rajonal i Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, z. René Eschemann ku me këtë rast në kopshtin e ndërtesës qendrore të KOSTT mbolli një pemë lajthie.

Më shumë...

Faqja 4 nga 66