Komunikata për media

2 Korrik 2019 - Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj vizitoi KOSTT-in, pas rezultatit të arritur në drejtim të operimit të pavarur si Zonë/Bllok Rregullues në kuadër të Evropës Kontinentale

Sot në ambientet e ndërtesës qendrore të KOSTT, menaxhmenti në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z.Ilir Shala, pritën në takim Kryeministrin e Kosovës z.Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë.

z.Shala njoftoi Kryeministrin Haradinaj për së afërmi në lidhje me procesin e votimit të fundit të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të RGCE/ENTSO-E (Grupi Regjional i Evropës Kontinentale), me ç’rast Marrëveshja e re e Kyçjes me ENTSO-E do të ndërtohet konform vendimeve të votuara në mbledhjen e 52-të të RGCE. “Falë përkushtimit të vazhdueshëm maksimal të KOSTT dhe mbështetjes së institucioneve shtetërore, si dhe miqve tanë ndërkombëtar: Ambasadës Amerikane, Ambasadës Gjermane, USAID, KfW dhe miqve tjerë ndërkombëtar në sensibilizimin e çështjes, u arrit ky rezultat dhe më së largu deri më 14 prill 2020 KOSTT do të operoj i pavarur si Zonë/Bllok Rregullues në kuadër të Evropës Kontinentale”, theksoi z.Shala.

Më shumë...

27 Qershor 2019 - KOSTT Inauguron edhe një Projekt madhor- Ndërtimi i Nënstacionit 220/10(20)kV Drenasi dhe Linjës së Dyfishtë Transmetuese 220kV

Sot, me datë 27 Qershor 2019 në praninë e personaliteteve të shumta të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësuesve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, përfaqësueseve të Ambasadës Gjermane, u inaugurua edhe paket projekti “Ndërtimi i Nënstacionit 220/10(20)kV Drenasi dhe Linjës së Dyfishtë Transmetuese 220kV “.
Inaugurimi i këtij projekti vjen në vazhdën e sukseseve tjera të KOSTT-it dhe përkushtimin e të gjithë punonjësve për arritjen e standardeve më të larta profesionale, të cilat kanë dhëne dhe po japin rezultate të prekshme për të gjithë konsumatorët e Kosovës. Deri më tani Drenasi është furnizuar nga një nënstacion i tej ngarkuar 35kV, i cili është aset i KEDS-it, ndërsa me ndërtimin dhe lëshimin në punë të Nënstacionit Drenasi po kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për konsumatorët e Drenasit.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Ilir M. Shala në fjalën e tij të rastit theksoi ”ngjarja e sotme shënon edhe një zhvillim dhe sukses madhor për KOSTT-in, Rajonin e Drenasit dhe Republikën e Kosovës, paket projekt ky shumë i rëndësishëm për Sistemin Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës. Përfundimi i punimeve dhe lëshimi në punë i këtij nënstacioni të bashkë financuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kuadër të projektit për Zhvillimin e Sistemit Transmetues dhe e ndërtuar me stabilimente të tensionit të lartë 220kV me izolim me gaz (Gas Insulated Switchgear – GIS), të cilat nga aspekti i sigurisë janë më të besueshme për operim me zero aksidente deri më tani dhe të përshtatshme për ambiente të banueshme në qytete dhe të cilat janë të më të përshtatshme për ambientin, do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve transmetuese dhe transformuese, rritjen e sigurisë dhe kualitetit të furnizimit me energji elektrike për rajonin e Drenasit dhe gjithë Republikën e Kosovës, duke zvogëluar humbjet në transmision dhe zvogëlimin e energjisë së pa furnizuar si rezultat i eliminimit të fyteve të ngushta në rrjetin e shpërndarjes dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe industrial të rajonit të Drenasit”

Përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim z. Bekim Muarremi duke e përgëzuar KOSTT-in dhe menaxhmentin e KOSTT-it si një bashkëpunëtor shembullor gjatë implementimit të këtij projekti, uroj sukses dhe bashkëpunim me BERZH në të gjitha sferat si dhe projektet e ardhshme të KOSTT edhe në të ardhmën.
Në fjalën e tij Kryetari i Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci theksoi ”Jam shumë i lumtur që Nënstacioni në Drenas po përurohet, projekt ky i filluar në vitin 2017 nga ardhja ime në krye të Drenasit dhe që atëherë kam premtuar menaxhmentin e KOSTT-it që asnjë pengesë gjatë impletimit të këtij projekti madhor për Drenasin nuk do të këtë dhe prandaj edhe në afat rekord kemi përfunduar punimet dhe qytetarët e Drenasit dhe bizneset do të gëzojnë frytet e saj”

Përfaqësuesi i kompanisë kontraktuese ABB Italy, z. Rinaldo Pagani theksoi se ABB është shumë e lumtur të mbështesë zhvillimin e Republikës së Kosovës me teknologjinë më të mirë dhe më të avancuar të kompanisë ABB, por sot është dita të festojmë punën e të gjithë punonjësve të angazhuar nga Italia, Kroacia, Turqia, Shqipëria dhe Kosova si dhe të gjithë nën kontraktorët të cilët morën pjesë në implementimin e këtij projekti për dy vite. Përkundër udhëtimit sfidues gjatë implementimit të punimeve sot është dita të admirojmë atë që kemi arritur dhe se kompania ABB është e gatshme të bashkëpunoj me KOSTT dhe Republikën e Kosovës edhe në të ardhmen.

Ky projekt i cili kap vlerën prej 6.8 Milion Euro është bashkë financuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është realizuar në 3 (tre) LOT-a nga kontraktuesit: Konzorciumi ABB Italy dhe ABB Kroaci; Konzorciumi Hyundai Heavy Industry (Bullgari) dhe Ballkan Petrol Energy (Kosovë) dhe Romelectro (Rumani) si dhe kompania konsulente AF Consult (Zvicër), të cilëve i jemi mirënjohës për punën e bërë.

Në përmbyllje Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Shala, vazhdoj të falënderoj Ministrinë e Financave, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Komunën e Drenasit për mbështetjen e ofruar gjatë implementimit të këtij projekti dhe njëkohësisht përgëzoj stafin e KOSTT-it për angazhimin dhe punën e bërë gjatë fazës së përgatitjes së projektit dhe implementimit të tij.

{jathumbnail}
1 Fjalimi i Kryeshefit Ekzekutiv te KOSTT Ceremonia e Inaugurimit te Nenstacionit Drenasi
2 Fjalimi i Kryeshefit Ekzekutiv te KOSTT Ceremonia e Inaugurimit te Nenstacionit Drenasi
3 Fjalimi i perfaqesuesit te BERZH z Bekim MuarremiCeremonia e Inaugurimit te Nenstacionit Drenasi
4 Fjalimi i Kryetarit te Komunes se Drenasit z Ramiz Lladrovci Ceremonia e Inaugurimit te Nenstacionit Drenasi
5 Fjalimi i Perfaqesuesit te ABB Itali Ceremonia e Inaugurimit te Nenstacionit Drenasi
6 Prerja e shiritit gjate Ceremonise se Inaugurimit te Nenstacionit Drenasi
7 Ceremonia e Inaugurimit te Nenstacionit Drenasi
8 Ceremonia e Inaugurimit te Nenstacionit Drenasi

19 Qershor 2019 - Inaugurohet Ndërtimi i Nënstacionit 110/10(20)kV Ilirida dhe Linjave Nëntokësore Transmetuese 110 kV

Sot, me datë 19 Qershor 2019 në praninë e delegacionit të lartë Qeveritar të Republikës së Kosovës, përfaqësuesve të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bankës Gjermane për Zhvillim KfW si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare u inaugurua paket projekti “Ndërtimi i Nënstacionit 110/10(20)kV Ilirida dhe Linjave Nëntokësore Transmetuese 110 kV“.

Përfundimi i punimeve dhe lëshimi në punë i këtij nënstacioni i bashkë financuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në kuadër të projektit për Zhvillimin e Sistemit Transmetues, dhe e ndërtuar me stabilimente të tensionit të lartë me izolim me gaz (Gas Insulated Switchgear – GIS), të cilat nga aspekti i sigurisë janë më të besueshme për operim me zero aksidente deri më tani dhe të përshtatshme për ambiente të banueshme në qytete dhe të cilat janë të më të përshtatshme për ambientin, do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve transmetuese dhe transformuese, rritjen e sigurisë dhe kualitetit të furnizimit me energji elektrike për rajonin e Mitrovicës dhe gjithë Republikën e Kosovës, duke zvogëluar humbjet në transmision dhe zvogëlimin e energjisë së pa furnizuar si rezultat i eliminimit të fyteve të ngushta në rrjetin e shpërndarjes dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe industrial të rajonit të Mitrovicës.

Më shumë...

17 Qershor 2019 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/35kV Gjilan 1

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të planifikuar vjetor në NS 110/35 kV Gjilan 1, me datë 19 Qershor 2019 (e Mërkurë), nga ora 09:00 deri në 09:10  si dhe nga ora 17:00 deri në orën 17:10 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 (31.5 MVA) për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T2 (20 MVA) ndërsa pjesa tjetër e ngarkesës do të furnizohen nga NS Vitia.

Më shumë...

17 Qershor 2019 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan, me datë 18 Qershor 2019 (e Marte pas mesnate), nga ora 00:10 deri në 00:20 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T2 në nënstacion në fjalë.

Më shumë...

14 Qershor 2019 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10kV Prishtina 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 15 Qershor 2019 (E Shtunë), nga ora 06:00 deri në 07:00 do të bëhet shkyçja emergjente e transformatorit energjetik T1 (110/10kV) në Nënstacionin 110/35/10kV Prishtina 1. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar intervenimin në shiritin e tokëzimit në anën 10kV.

Më shumë...

10 Qershor 2019 - Energjizohet linja e re e dyfishtë e tensionit të lartë 110 kV për kyçjen e Nënstacionit 110/10(20) kV Ilirida

KOSTT sh.a njofton qytetarët që me datë 11 Qershor 2019 (E Martë), do të lëshohet nën tension (energjizohet) linja re e dyfishtë kabllore 110kV, për kycjen e Nënstacionit 110/10(20) kV Ilirida.

Linja e re në fjalë, që përshkohet nga nënstacioni 1.5 kilometra për në lindje për t’u lidhur me linjën ekzistuese mbitokësore nga Nënstacioni Vallaq deri te Nënstacionin Palaj, kalon në vendbanimet e Komunës së Mitrovicës (nga lagjja e stadionit, Universiteti publik i Mitrovicës e deri në lagjen fidanishte)

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanime që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.

7 Qershor 2019 - Punime në kuadër të projektit “Rehabilitimi i transformatorit energjetik T1 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1“

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 10 Qershor 2019 (E Hëne), nga ora 11:00 deri me datën 17 Qershor 2019 (E Hëne) në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik 110/35kV, T1 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar punimet për rehabilitimin e transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë, ndërsa transformatorët energjetik T2 (110/35 kV ) dhe T3 ( 110/10 kV ) do të jenë në operim.

Më shumë...

31 Maj 2019 - Punime në kuadër të projektit “Ndërrimi i ndarësve 35kV në Trafofushen T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1“

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 02 Qershor 2019 (E Dielë), nga ora 13:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik 110/35kV, T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar punimet për ndërrimin e ndarësit Q1 në fushën e transformatorit energjetik T2.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion (transformatorët energjetik 110/35kV T1 dhe T2), do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 25MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

28 Maj 2019 - Ambasadorja e Finlandës Sh.S.znj. Stjernvall ligjeroi pranë të rinjve të KOSTT të përzgjedhur për programin e lidershipit

Gjatë ditës së sotme Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a., z. Ilir M. Shala me bashkëpuntorë priti në vizitë Ambasadorën e Finlandës Sh.S.znj. Pia Stjernvall, e cila në kuadër të kësaj vizite, para grupit të përzgjedhur për programin e lidershipit në KOSTT, mbajti një ligjeratë me temën “Udhëheqja, ndryshimi dhe menaxhimi i konfliktit”.
Programi për lidership 50/50 në KOSTT, iniciativë kjo e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT z Shala, ka për synim pjesëmarrjen në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe udhëheqëse të punonjësve të përzgjedhur në përmbushje të zotimeve në balancimin e barazisë gjinore në kompani. Prej 10 anëtarë të stafit, 5 janë përzgjedhur të jenë gra dhe 5 sish burra.

Më shumë...

Faqja 3 nga 66