Komunikata për media

7 Qershor 2019 - Punime në kuadër të projektit “Rehabilitimi i transformatorit energjetik T1 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1“

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 10 Qershor 2019 (E Hëne), nga ora 11:00 deri me datën 17 Qershor 2019 (E Hëne) në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik 110/35kV, T1 në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar punimet për rehabilitimin e transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë, ndërsa transformatorët energjetik T2 (110/35 kV ) dhe T3 ( 110/10 kV ) do të jenë në operim.

Më shumë...

31 Maj 2019 - Punime në kuadër të projektit “Ndërrimi i ndarësve 35kV në Trafofushen T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1“

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 02 Qershor 2019 (E Dielë), nga ora 13:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik 110/35kV, T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar punimet për ndërrimin e ndarësit Q1 në fushën e transformatorit energjetik T2.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion (transformatorët energjetik 110/35kV T1 dhe T2), do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Redukimi i parashikuar 25MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

28 Maj 2019 - Ambasadorja e Finlandës Sh.S.znj. Stjernvall ligjeroi pranë të rinjve të KOSTT të përzgjedhur për programin e lidershipit

Gjatë ditës së sotme Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a., z. Ilir M. Shala me bashkëpuntorë priti në vizitë Ambasadorën e Finlandës Sh.S.znj. Pia Stjernvall, e cila në kuadër të kësaj vizite, para grupit të përzgjedhur për programin e lidershipit në KOSTT, mbajti një ligjeratë me temën “Udhëheqja, ndryshimi dhe menaxhimi i konfliktit”.
Programi për lidership 50/50 në KOSTT, iniciativë kjo e Kryeshefit Ekzekutiv të KOSTT z Shala, ka për synim pjesëmarrjen në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe udhëheqëse të punonjësve të përzgjedhur në përmbushje të zotimeve në balancimin e barazisë gjinore në kompani. Prej 10 anëtarë të stafit, 5 janë përzgjedhur të jenë gra dhe 5 sish burra.

Më shumë...

28 Maj 2019 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan

Për të mundësuar punimet për realizimin e remontit të planifikuar vjetor në NS 110/10(20) kV Deçan, me datë 29 Maj 2019 (e Mërkurë pas mesnate), nga ora 00:00 deri në 00:15 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2 për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T1 në nënstacion në fjalë.
Qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10(20) kV Deçan do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 15 minutave, nga ora 00:00 deri në 00:15 (redukimi i parashikuar 10 MW)

Më shumë...

22 Maj 2019 - Kosova dhe Shqipëria të përkushtuara për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy sistemeve energjetike

Menaxhmenti i lartë i KOSTT në krye me Kryeshefin Ekzekutiv z. Ilir M. Shala, pritën sot në takim Administratorin e Përgjithshëm të Operatorit të Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike në Shqipëri - OST z. Skerdi Drenova, ku diskutuan për çështjet me interes për Sistemet Transmetuese të Energjisë Elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë në përgjegjësi të dy kompanive homologe, ku si tema të veçanta ishin bashkëpunimi në proceset e integrimeve regjionale dhe evropiane si dhe bashkëpunimi në drejtim të realizimit të projekteve të përbashkëta, të cilat janë në funksion të integrimit të tregjeve të energjisë si dhe sigurisë së furnizimit për konsumatorët e energjisë elektrike të të dyja vendeve.

Më shumë...

20 Maj 2019 - Edhe Swissgrid përkrahë KOSTT në drejtim të të bërit Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale

Sot, në Aarau të Zvicrës në selinë qendrore të Swissgrid, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT sh.a z. Ilir M. Shala së bashku me bashkëpunëtorë, u prit në takim nga homologu i tij Kryeshefi Ekzekutiv i Operatorit të Sistemit Transmetues të Zvicrës, z. Yves Zumwald.   

Më shumë...

17 Maj 2019 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3 – Linjat” në NS 110/35/10(20)kV Rahovec

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 19 Maj 2019 (E Dielë), nga ora 04:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyçja e linjës 110 kV që lidhë NS 220/110kV Prizren 2 me NS 110/35/10(20)kV Rahovec. Shkyçja është e domosdoshme për zhvendosjen e linjës ekzistuese (LP Prizren 2) në fushën rezervë të NS Rahoveci.

Më shumë...

15 Maj 2019 - Ambasadori i RF Gjermane z. Christian Heldt vizitoi NS 400/110kV Peja 3

Sot në nënstacionin NS 400/110kV-Peja 3 (nënstacion ky i bashkëfinancuar në 2009, nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim- KfW), bashkë me kolegë, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Ambasadori Gjerman në Kosovë Sh.T.z Christian Heldt, i shoqëruar nga znj. Anja Becky, Udhëheqëse e Departamentit për Zhvillim Ekonomik në Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW z. René Eschemann, Drejtor i Zyrave për Kosovë dhe Maqedoni si dhe zv. Drejtoresha znj. Ganimete Huruglica.

Më shumë...

14 Maj 2019 - Shkaktohet prishje në fushën e transformatorit 110/10kV në NS 110/35/10kV Prishtina 1

Sot në orët e pasdites, si pasojë e prishjes së paraqitur në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora 18:35 një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht për eliminimin e defektit të paraqitur në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët që janë prekur nga kjo prishje.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.

10 Maj 2019 - Punime në kuadër të projektit “Ndërrimi i ndarësve 35kV në Trafofushen T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1“

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 12 Maj 2019 (E Dielë), nga ora 13:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik 110/35kV T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1. Shkyçja është e nevojshme për përfundimin e punimeve rreth ndërrimit të ndarësve 35kV në Transformatorin energjetik T1.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ana 35kV e nënstacionit NS Prizren 1 , do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 25MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Faqja 2 nga 64