Komunikata për media

17 Maj 2019 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 3 – Linjat” në NS 110/35/10(20)kV Rahovec

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 19 Maj 2019 (E Dielë), nga ora 04:00 deri në 12:00 do të bëhet shkyçja e linjës 110 kV që lidhë NS 220/110kV Prizren 2 me NS 110/35/10(20)kV Rahovec. Shkyçja është e domosdoshme për zhvendosjen e linjës ekzistuese (LP Prizren 2) në fushën rezervë të NS Rahoveci.

Më shumë...

15 Maj 2019 - Ambasadori i RF Gjermane z. Christian Heldt vizitoi NS 400/110kV Peja 3

Sot në nënstacionin NS 400/110kV-Peja 3 (nënstacion ky i bashkëfinancuar në 2009, nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim- KfW), bashkë me kolegë, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga Ambasadori Gjerman në Kosovë Sh.T.z Christian Heldt, i shoqëruar nga znj. Anja Becky, Udhëheqëse e Departamentit për Zhvillim Ekonomik në Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe përfaqësues të Bankës Gjermane për Zhvillim KfW z. René Eschemann, Drejtor i Zyrave për Kosovë dhe Maqedoni si dhe zv. Drejtoresha znj. Ganimete Huruglica.

Më shumë...

14 Maj 2019 - Shkaktohet prishje në fushën e transformatorit 110/10kV në NS 110/35/10kV Prishtina 1

Sot në orët e pasdites, si pasojë e prishjes së paraqitur në fushën transformatorike 110/10kV në anën 10 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, nga ora 18:35 një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion kanë mbetur pa energji elektrike.

Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren ku po punohet intenzivisht për eliminimin e defektit të paraqitur në mënyrë që të stabilizohet sa më shpejtë furnizimi me energji elektrike për qytetarët që janë prekur nga kjo prishje.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike si pasojë e kësaj prishje.

10 Maj 2019 - Punime në kuadër të projektit “Ndërrimi i ndarësve 35kV në Trafofushen T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1“

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 12 Maj 2019 (E Dielë), nga ora 13:00 deri në 15:00 do të bëhet shkyçja e transformatorëve energjetik 110/35kV T1 dhe T2 në NS 110/35/10 kV Prizren 1. Shkyçja është e nevojshme për përfundimin e punimeve rreth ndërrimit të ndarësve 35kV në Transformatorin energjetik T1.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ana 35kV e nënstacionit NS Prizren 1 , do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (Redukimi i parashikuar 25MW)

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

19 Prill 2019 - CGES e Malit të Zi, mbështet KOSTT-in në drejtim të të berit Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale

Gjatë ditës së sotme Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Ilir M. Shala me bashkëpuntorë qendroi në Mal të Zi ku në kuadër të takimeve rajonale në gjetjen e përkrahjes për KOSTT, për t’u bërë Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale dhe bashkëpunimit rajonal me operatorët e sistemeve transmetuese, kësaj radhe realizoi vizitë në Operatorin e Sistemit të Transmisionit të Malit të Zi-CGES.

Më shumë...

15 Prill 2019 - KOSTT pjesë e iniciativës Mbjell një Pemë/Plant a Tree Challenge Kosovo

Në kuadër të fushatës për mbjelljen e një peme, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT pranoi me kënaqësi sfidën nga Drejtori Rajonal i Bankës Gjermane për Zhvillim KfW, z. René Eschemann ku me këtë rast në kopshtin e ndërtesës qendrore të KOSTT mbolli një pemë lajthie.

Më shumë...

29 Mars 2019 - KOSTT Kompania e parë publike, e cila në drejtim të masave të sigurisë për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera realizon simulim/ushtrim të gjendjes emergjente

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a, në drejtim të masave të sigurisë dhe me mbështetjen e Policisë së Republikës së Kosovës, Brigadës për Kërkim Shpëtim dhe Zjarrfikje në Komunën e Prishtinës dhe Urgjencës së Prishtinës, sot realizoi një Simulim/Ushtrim të gjendjes emergjente në përputhje me Ligjin Nr. 04/-L-027 për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë tjera në Selinë Qendrore të KOSTT.

Parandalimi i fatkeqësive natyrore, teknologjike dhe fatkeqësive të shkaktuara nga faktori njeri si dhe gatishmëria për të ndërmarrë veprimet e duhura në raste emergjente gradualisht janë bërë detyrë kryesore, pjesë integrale e strategjisë dhe planeve për zhvillimin e sistemit të reagimit emergjent në KOSTT dhe si rezultat brenda katër minuta e katërmbëdhjetë sekondave është boshatisur e tërë ndërtesa, brenda dy minuta e dymbëdhjetë sekondave ka arritur në vend ngjarje Policia e Kosovës, brenda dy minuta e njëzet e pesë sekondave kanë arritur Urgjenca, brenda katër minuta e katër dhjetë e shtatë sekondave kanë arritur në vendin e ngjarjes Zjarrfikësit, dhe brenda nëntëmbëdhjetë minutave është evakuuar punëtori i alivanosur (simulim).

Me këtë, KOSTT bëhet kompania e parë publike në Kosovë që ka realizuar një ushtrim të tillë, dhe si çdo herë po vazhdojmë te sjellim praktikat më të mira konform standardeve globale, ku me ç’ rast përfunduam suksesshëm evakuimin e ndërtesës qendrore të KOSTT në kohë të duhur.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT, z. Ilir M. Shala falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin në këtë simulim/ushtrim, i cili për herë të parë u realizua në një kompani publike me mbështetjen e plotë të Policisë së Kosovës, Brigadës për Kërkim/Shpëtim dhe Zjarrfikje në Komunën e Prishtinës si dhe Urgjencën. Gjithashtu falënderoi të gjithë punonjësit e KOSTT, të cilët treguan gatishmëri dhe bashkëpunim dhe se tashmë kemi një indikatorë që ne si KOSTT jemi ende më të gatshëm të veprojmë në raste emergjente si dhe po përmbushim obligimet ligjore të cilat dalin nga Ligji Nr. 04/L-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Ligjit Nr.04/L-027 për Mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Majori i Policisë së Republikës së Kosovës, z. Gani Berisha theksoi “Në një kohë kur kërcënimet globale si nga rreziqet natyrore dhe si ato të shkaktuara nga faktori njeri janë në rritje, prandaj ushtrimet e tilla janë më se të mirëseardhura si për njesitë emergjente gjithashtu edhe për personelin e KOSTT dhe i përgëzoj për iniciativën dhe angazhimin e ndërmarrë”.

z. Zeka nga Brigada e Zjarr fikësve të Prishtinës gjithashtu përgëzoi menaxhmentin e KOSTT dhe u shpreh “ Ushtrimet e tilla na shërbejnë ne si Brigadë Zjarrfikëse e Prishtinës, po ashtu edhe juve si punonjës në këtë ndërtesë në mënyrë që të jemi në gjendje gatishmërie në këto raste”, ndërsa z. Sadri Dervishaj nga Urgjenca e Komunës së Prishtinës në raportimin e tij rreth aktivitetit të ndërmarrë, falënderoj të gjitha njësitë pjesëmarrëse dhe ekipin e KOSTT për pastrim të terrenit dhe theksoi që situata ka qenë në nivel të koordinimit ashtu siç e parasheh situata emergjente.

{jathumbnail}
1 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019

2 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
3 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
4 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
5 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
6 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
7 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
8 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
9 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
10 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
11 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
12 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019
13 KOSTT simulim ushtrime emergjence 2019

27 Mars 2019 - Energjizohet linja e re e dyfishtë e tensionit të lartë 220 kV që lidhë SSH 220 kV Drenasi me NS 220/10(20) Drenasi dhe NS 220/10(20) Drenasi me NS 220/110kV Prizren 2

KOSTT sh.a njofton qytetarët që sot me datë 27 Mars 2019 (E Mërkurë), është lëshuar nën tension (energjizuar) linja e re e dyfishtë e tensionit të lartë 220 kV që lidhë SSH 220 KV Drenasi me NS 220/10(20) Drenasi dhe NS 220/10(20) Drenasi me NS 220/110kV Prizren 2.

Më shumë...

22 Mars 2019 - Punime në kuadër të projektit “Zhvillimi i Sistemit Transmetues, LOT 1 – Linjat” në NS 110/35/10 kV Theranda

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, me datë 23 Mars 2019 (E Shtunë), nga ora 10:00 deri në 10:30 do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Reshtan si dhe nga ora 10:30 deri në 11:00 do të bëhet shkyqa e linjës 10kV Mushtishtë në NS Theranda. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar punimet për demontimin e përçueseve.

Më shumë...

19 Mars 2019 - Vazhdojnë takimet e menaxhmentit të KOSTT-it në kërkim të mbeshtetjes për t'u bërë Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale

Kryeshefi i KOSTT, z. Ilir M. Shala me bashkëpuntorë, po vazhdon aktivitetet me takime në gjetjen e përkrahjes për KOSTT-in, për t’u bërë Zonë/Bllok Rregullues i pavarur brenda Evropës Kontinentale dhe bashkëpunimit rajonal me operatorët e sistemeve transmetuese, me ç’rast në këtë vazhdë realizoi vizitë në Operatorin e Sistemit tëTransmisionit të Kroacisë-HOPS.

Më shumë...

Faqja 1 nga 62