Lajme

Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti vizituan KOSTT

Në cilësinë e përfaqësuesit të të drejtave të aksionarit, dhe në kuadër të rolit monitorues, Bordi i Drejtorëve të KOSTT së bashku me menaxhmentin, sot priti në takim Kryetarin dhe anëtarë të Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Ndër temat kryesore të takimit ishin gjendja e përgjithshme e sektorit të energjisë, të arriturat kryesore të KOSTT, aktivitetet dhe sfidat kryesore që KOSTT është përballur gjatë viteve të fundit në menaxhimin e krizës energjetike. ...

Më shume

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim një delegacion të lartë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit – MCC nga Washington DC

Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes të KOSTT dhe MCC, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri me bashkëpunëtor, priti sot në takim një delegacion të lartë të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit - MCC në krye me z. Peter Jaffe – Zëvendës President, Këshilltar i Përgjithshëm i MCC-së. Gjatë takimit u diskutua rreth angazhimeve të KOSTT si njëri nga partnerët kyç në implementimin e projektit të sistemit akumulues të baterive, njëra nga të cilat do të menaxhohet nga KOSTT si dhe përgatitjet për plotësimin e detyrave që rrjedhin nga marrëveshja e Programit Kompakt e nënshkruar në mes të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). ...

Më shume

KOSTT ndau 10 bursa për vajzat që studiojnë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

Në kuadër të aktiviteteve të muajit Mars, në përkrahje të grave, duke e konsideruar si shtyllë të emancipimit të shoqërisë, sot në një ngjarje ceremoniale në praninë e Ministres së Ekonomisë znj.Artane Rizvanolli, Kryeshefit Ekzekutiv z.Evetar Zeqiri, anëtares së Bordit të Drejtorëve të KOSTT znj Ajrina Gashi-Hamdiu, Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. prof.dr Isak Shabani dhe përfaqësuesve të organizatës Woman in Energy and Mining, KOSTT sh.a ndau dhjetë bursa për vajzat që studiojnë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) ...

Më shume

Punime të domosdoshme në largpërçuesin 400kV që lidhë NS Kosova B me NS Ferizaj 2

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar punimet për  riparimin e fibrit oprik OPGW në largpërçuesin LP 400kV që lidhë Nënstacionin Kosova B me Nënstacionin Ferizaj 2, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të shkyqet largpërguesi LP 420/1Gjatë intervalit të lartcekur kohor, një pjesë e qytetarëve/institucioneve në rrethinë të Lipjanit që furnizohen nga kjo linjë, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (reduktimi i parashikuar 2-3 MW) ...

Më shume

U mbajt Ceremonia e Inaugurimit të operacionalizimit të Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregut të energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri

Më 4 Mars 2024 në prani të figurave të larta shtetërore të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë si dhe miqve tanë ndërkombëtarë, u inaugurua operacionalizimi i Tregut një Ditë Para për Zonën Ofertuese të Kosovës dhe Bashkimi i Tregjeve të Energjisë Elektrike Kosovë-Shqipëri.Në një treg të bashkuar Bursa Shqiptare e Energjisë-ALPEX, është edhe një nga projektet më madhore që shënon një arritje kilometrike të një objektivi të rëndësishëm për qytetarët dhe shtetin e Kosovës dhe Shqipërisë. Një standard i ri i operimit në sektorin e energjisë, i cili do të garantojë më shumë transparencë dhe konkurrencë në tregun e energjisë elektrike si dhe do të ndikojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike. ...

Më shume

Intervenim i domosdoshëm në Nënstacionin 110/35/10kV Prizren 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, sot me datë 22 Shkurt 2024 (E Enjte), nga ora 10:00 deri në 14:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 110/35kV (31.5 MVA) në Nënstacionin 110/35/10kV Prizren 1, për të sanuar rrjedhjen e vajit në transformatorin energjetik TR1. ...

Më shume
Harta e Sistemit të Transmetimit të Kosovës
MË SHUMË
Plani Zhvillimor i Transmetimit
MË SHUMË

Ngarkesa dhe Gjenerimi në Sistemin Transmetues

MË SHUMË
Planifikimi dhe Zhvillimi
Kodet Teknike
Fakte të Shpejta
Publikime dhe Prezentime

Fakte të Shpejta

Emri i regjistruar: Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu – KOSTT SH.A.

Adresa : Rr. Isa Boletini Nr.39 , 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Numri i regjistrimit të biznesit: 811284512

Data e themelimit: 1 korrik 2006

MË SHUMË

Buletini KOSTT Viti XIII, Nr.19 - 20 2022

Buletini KOSTT Viti XIV, Nr.18 2021

BULETINI më shumë

#NeJemiKOSTT

Përkushtimi dhe kontributi i secilit punonjës pa dallim është vlerë e çmuar në drejtim të përmbushjes së objektivave strategjike të kompanisë. Çdo muaj prezantojmë intervistat e realizuara me dy punonjës të përzgjedhur.