Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti vizituan KOSTT


3/26/2024

Në cilësinë e përfaqësuesit të të drejtave të aksionarit, dhe në kuadër të rolit monitorues, Bordi i Drejtorëve të KOSTT së bashku me menaxhmentin, sot priti në takim Kryetarin dhe anëtarë të Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. Ndër temat kryesore të takimit ishin gjendja e përgjithshme e sektorit të energjisë, të arriturat kryesore të KOSTT, aktivitetet dhe sfidat kryesore që KOSTT është përballur gjatë viteve të fundit në menaxhimin e krizës energjetike.

Gjatë vizitës anëtarët e Komisionit u njoftuan për së afërmi edhe për funksionalizimin e ALPEX zonës së ofertimit në Kosovë, bashkimin e tregut të zonës ofertuese të Kosovës dhe Shqipërisë në bursën e energjisë dhe projekteve strategjike që KOSTT është duke zbatuar si projekti i ruajtjes së baterive, projekt ky i cili derivon nga marrëveshja ndërkombëtare e aprovuar në Kuvend të Kosovës.

Anëtarët e Komisionit po ashtu vizituan edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në kuadër të KOSTT, me ç’rast u njoftuan edhe për rolin e saj në balancimin e sistemit energjetik në kohë reale dhe sfidat e operimit.