Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim zëvendës Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane


5/2/2024

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri, mirëpriti sot në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane z. Matthias Conrad, ku diskutuan progresin në sektorin energjetik, procesin e vazhdimit të marrëveshjes së kyçjes së KOSTT me ENTSO-E dhe nevojën për mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar në avancimin e statusit të KOSTT në ketë organizatë, dhe çështje tjera me rëndësi në relacion me TSO-të fqinje.

Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për implementim të projektit të financuar nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim- KfW ‘’Zhvillimi i sektorit të energjisë Faza VII – Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit’’përmes së cilës do të bëhet financimi i një sërë projekteve të radhës për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë.

KOSTT e konsideron Qeverinë Gjermane dhe KfW si partnerë kyç dhe strategjik në zhvillimin e Sistemit të Transmetimit të Kosovës të cilët në vazhdimësi kanë kontribuar në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe efikas për furnizimin me energji elektrike në të gjithë territorin e Kosovës.