Vazhdojnë sukseset e Bursës Shqiptare të Energjisë ALPEX Sh.A


4/9/2024

Ju kujtojmë ALPEX nisi vitin 2024 me dy suksese të mëdha, që nga 1 Shkurt 2024, filloi operimin e zonës ofertuese në Kosovë, dhe gjithashtu bashkimin e tregjeve të energjisë për tregun një ditë-para (Day-Ahead Market), i pari ky bashkim i tregjeve të energjisë në vendet e Komunitetit të Energjisë.

Gjatë këtij viti, ALPEX pritet të lancoj edhe tregun ndër-ditor (intraday) në të dy zonat ofertuese.

ALPEX Sh.a është bursa e parë shqiptare e Energjisë Elektrike, në bashkëpronësi të KOSTT dhe OST